Gilberta tregon arsyen e ndarjes nga Iliri

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 10:14
 Gilberta tregon arsyen e ndarjes nga Iliri

Dy ditë më parë u bë i ditur lajmi i ndarjes së çiftit të “Përputhen 40”, Ilir dhe Gilberta.

Gjithçka ndodhi në rreth një muaj e gjysmë pasi mbaroi aventura televizive dhe kur në fakt, gjërat dukej se po shkonin si më së miri për tashmë ish-çiftin.

Por përse u ndanë?

Mesa duket, me kërkesë e pak edhe me faj të Gilbertës.

Në lidhje me arsyet, ajo ka hedhur dritë sonte, e pyetur nga fansat në rrjetin social Instagram.

“Doja që Iliri të ishte më prezent. Pas një mesazhi që i nisa unë, ne nuk folëm më” – është shprehu Gilberta.

Mesa duket distanca pasi Iliri jeton në Itali ka qenë ajo që i dha fund çdo gjëje!

(Kosova Sot Online)