Mamma Mia! ABBA rikthehet pas 40 vjet pushime

  • G.G /
  • 03 September 2021 - 10:39
Mamma Mia! ABBA rikthehet pas 40 vjet pushime

“Ne bëmë një pushim që nga pranvera e vitit 1982 dhe tani kemi vendosur t’i japim fund”, kështu e kanë njoftuar ABBA-t rikthimin e tyre, i cili ka kohë që kërkohet nga fansat.

Pas gati gjysmë shekulli vonesë dhe ngacmimeve në mediat sociale, ABBA-t janë ribashkuar zyrtarisht, duke njoftuar albumin e ri Voyage që del më 6 nëntor. Grupi pop suedez ka njoftuar se do të japë një koncert ‘hologram’ në Londër.

Edhe pse ata kënduan “Me and I” në një gala private në vitin 2016, hera e parë e tyre duke performuar që nga viti 1986, ky album shënon herën e parë të ribashkimit zyrtar të tyre pas 40 vjetësh. Përpara publikimit, ata hodhën baladën reflektuese “I Still Have Faith In You” dhe perlën e diskos “Don’t Shut Me Down”.

“Thonë se është marrëzi të presësh më shumë se 40 vjet për një album të ri, ndaj krijuam një vazhdim të The Visitors”. Ne thjesht e quajmë këtë një Voyage dhe po lundrojmë vërtet në ujëra të panjohura”, është shprehur grupi.

ABBA nisën të këndonin në vitin 1970 në një kabare. Katër vjet më vonë, ata fituan Eurovisionin me “Waterloo”. Por yje u bënë me këngët “Dancing Queen” dhe “Fernando”. Një tjetër hit që mbahet mend është “Mamma Mia”.

(Kosova Sot Online)