Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë, zbulohen detaje të reja

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 22:15
Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë, zbulohen detaje të reja

Kylie Jenner zbuloi një ditë më parë se është në pritje të fëmijës së dytë me reperin Travis Scott duke konfirmuar spekulimet e javëve të fundit. Miliarderja njoftoi lajmin me një video në Instagram që shfaq momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë.

Videoja përfshin gjithashtu momente ku shihet e vija 3-vjeçare duke përqafuar barkun e saj. Kylie tashmë ka ndarë pamje nga barku i rrumbullakosur por kur do të vijë në jetë fëmija i dytë i yllit të klanit Kardashian-Jenner? 24-vjeçarja thuhet se do të mirëpresë fëmijën e saj të dytë rreth shkurtit 2022.

Image

Një burim i tha Life & Style në gusht se Kylie “sapo ka kaluar tremujorin dhe shtatzënia po shkon pa probleme”, që do të thotë se nëntë mujori do të jetë rreth shkurtit. Ndërkohë, një burim i tha këtij tabloidi se vëllai ose motra e Stormi-t do të lindë në fillim të vitit 2022.

Sidoqoftë, Kylie ende nuk e ka konfirmuar datën e caktuar. Kylie ende nuk ka njoftuar nëse do të ketë një djalë apo vajzë, por padyshim që gjithçka që ka rëndësi është që ajo të mirëpresë një fëmijë të shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)