Kylie Jenner bën paraqitjen e parë publike pasi konfirmoi shtatzëninë

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 17:36
Kylie Jenner bën paraqitjen e parë publike pasi konfirmoi shtatzëninë

Vetëm pak ditë pasi konfirmoi se është në pritje të fëmijës së dytë, Kylie Jenner ka bërë dhe paraqitjen e parë publike. Miliarderja vuri në pah barkun e rrumbullakosur ndërsa ndodhej në New York për Javën e Modës.

Themeluesja e markës ‘Kylie Cosmetics’ tërhoqi gjithashtu vëmendjen dhe për stilin pasi kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër me dekolte të hapur, kombinuar me një pallto të gjatë. Travis dhe Kylie nisën të dilnin bashkë që 2017 dhe e mirëpritën vajzën Stormi në 2018.

Ata nuk e kanë zbuluar gjininë e fëmijës që do të mirëpresin. Dyshja e famshme kanë dhe një vajzë me emrin Stormi.

Image


(Kosova Sot Online)