Bruno Revolt sjell këngën 'I don'

  • A.P /
  • 19 September 2021 - 16:36
Bruno Revolt sjell këngën  'I don'

Koha për më shumë ritëm dhe stil, pas këngës kushtuar dashurisë reale. Artisti nga Shqipëria Bruno Revolt ka ardhur me projektin më të ri ndryshe nga kënga që e solli gjatë verës.

Kënga më e re që sapo është publikuar e që ka nisur të pritet mjaft mirë që në orët e para të publikimit quhet "I don".

Publikimi i videos mjaft të bukur nga Max Production e gjeni në kanalin e tij muzikor BrunoRevoltOfficial, ndërsa producent i këtin projekti është Jeris Kaso, vija melodike krijuar nga vetë Bruno Revolt dhe Muma, teksti nga Muma, mix-master nga Alandy. Këngën e gjeni dhe mund ta shtoni në hitet e juaja të momentin në linkun më poshtë.

(Kosova Sot Online)