Xhensila dhe Besi shkojnë me pushime në Romë

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 16:53
Xhensila dhe Besi shkojnë me pushime në Romë

Çifti shumë i dashur nga publiku, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë zgjedhur të bëjnë disa ditë pushime jashtë Shqipërie. Ata kanë udhëtuar së bashku për në Itali, nga ku edhe kanë ndarë imazhe të ndryshme përmes rrjeteve sociale.

Xhensila ka publikuar disa fotografi gjatë vizitës në Koloseumin e Romës, ku në njërën nga to shihet përkrah Besit. Ata shfaqen shumë të lumtur së bashku, teksa vëmendjen mori Xhensila me stilin e bukur të veshjes.

Theksojmë që pak ditë më parë Xhensila befasoi fansat me ndryshimin e stilit të flokëve, ku u shfaq me flokë më të shkurtra se zakonisht.

Image

(Kosova Sot Online)