Fjolla Morina: Një grua e pavarur është rrezik i përjetshëm

  • G.G /
  • 04 October 2021 - 12:15
Fjolla Morina: Një grua e pavarur është rrezik i përjetshëm

Pasi doli nga burgu, Fjolla Morina, është rikthyer në profilet e saj në rrjetet sociale, ku ka postuar imazhe të ndryshme.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa poza ku shfaqet e kuruar në çdo detaj.

Teksa jemi mësuar ta shohim me veshje seksi dhe "hot", kësaj radhe ajo shihet e veshur mjaft sportive.

Por vëmendjen e ka marrë mbishkrimi që ka lënë bashkëngjitur me foton. 

"Një grua e bukur edhe e panvarun është rrezik i përjetshëm", ka shkruar Fjolla krahas pozave që fansat i kanë pëlqyer menjëherë.

Kujtojmë se pas daljes nga burgu, fansat kanë aluduar se Morina është ndarë nga bashkëshorti biznesmen, Fisnik Syla.

Dyshimet kanë lindur pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe kanë fshirë të gjitha fotot bashkë.

(Kosova Sot Online)