“Pse nuk e do më babanë tim”, këngëtarja tregon pyetjen që i kishte bërë i biri pas divorcit

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 10:51
“Pse nuk e do më babanë tim”, këngëtarja tregon pyetjen që i kishte bërë i biri pas divorcit

Adele ka thyer heshtjen dhe ka folur për divorcin e saj nga Simon Konecki. Para disa kohësh, artistja dhe Simon njoftuan se kishin marrë vendimin për t’i ndarë rrugët mes tyre.

Kujtojmë se çifti janë prindër të një djali 8-vjeçar.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Vogue” ku pranoi se kishte vështirësi të fliste me djalin e tyre për ndarjen. Ndër të tjera ajo tregoi zemërthyer pyetjet e vështira që i bënte i biri.

“Ai kishte aq shumë pyetje për mua sa nuk mund t’i përgjigjem, sepse nuk e di përgjigjen. Si: “Pse nuk mund të jetojmë akoma së bashku?”, “Kjo nuk është ajo që bëjnë njerëzit kur divorcohen.” Dhe: “Pse nuk e do babanë tim më?” Dhe unë i thoja, “Unë e dua babanë tënd. Unë thjesht nuk jam e dashuruar”, tha Adele.

“Kur isha 30-vjeç, e gjithë jeta ime u shkatërrua dhe nuk kisha asnjë paralajmërim për këtë. Thjesht nuk ishte … Thjesht nuk ishte më e përshtatshme për mua. Nuk doja të përfundoja si shumë njerëz të tjerë që njihja. Unë nuk isha e por do të isha e mjerë po të mos e vendosja veten të parën. Por, po, asgjë e keqe nuk ka ndodhur apo diçka e tillë”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)