Britney Spears po shkruan një libër

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 19:22
Britney Spears po shkruan një libër

Britney Spears ka zbuluar se po shkruan një libër. Këngëtarja 30-vjeçare, e cila së fundmi fitoi betejën ligjore me babain e saj, Jamie Spears, zbuloi lajmin përmes një postimi në rrjete sociale. Spears postoi një imazh të një dore që mbante një stilolaps, së bashku me një mbishkrim që befasoi fansat.

“Unë jam duke shkruar një libër për një vajzë që u vra … megjithatë fantazma e saj ngec në harresë për shkak të traumave dhe dhimbjeve dhe ajo nuk di si të kalojë në botën që ka njohur!!!! Pasi u bllokua në harresë për tre vjet, ajo është një fantazmë që lulëzon nga reflektimi i saj në pasqyrë për ekzistencën.

Image

(Kosova Sot Online)