Jennifer më e dashuruar se kurrë pas Affleck

  • A.P /
  • 11 October 2021 - 23:07
Jennifer më e dashuruar se kurrë pas Affleck

Jennifer Lopez nuk e fsheh aspak dashurinë që ka për Ben Affleck. Këngëtarja 52-vjeçare, e ka shoqëruar të dashurin e saj në premierën e filmit “Last Duel”, që është mbajtur në New York.

Affleck është një prej skenaristëve të filmit, bashkë me aktorin tjetër Matt Damon. Gjithashtu kanë edhe role përkatëse.

Ndërkohë, Lopez ka publikuar disa fotografi nga premiera, teksa në njërën prej tyre ajo shihet duke e shikuar me admirim të dashurin e saj, teksa ai flet para gazetarëve për projektin e tij.

Image

(Kosova Sot Online)