Serbët e sulmojnë sërish Dua Lipën

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 10:36
Serbët e sulmojnë sërish Dua Lipën

Ish-tenistja serbe Ana Ivanoviq postoi një video në Instagramin e saj, në të cilën promovonte se çfarë stili ka, dhe e gjithë videoja ishte e percjellë me këngën e këngëtares shqiptare Dua Lipa – “Levitating

Kjo gjë,sipas portalit serb “Blic”, hasi në komente dhe provokime të shumta negative nga shoqëruesit e ish tenistës serbe Ana Ivanoviq, e të cilët padyshim që nuk e pëlqyen zgjedhjen e muzikës dhe këngëtaren e përmendur shqiptare.

Disa prej komenteve negative, kundër Dua Lipës ishin:

Pse Dua Lipa? Ajo është një zgjedhje e keqe!

Pse Dua Lipa, një person që urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?

Për hir të Zotit, Ana, pse të prishësh përshtypjen e bukurisë sate me Dua Lipën?

Nuk mund ta kuptoj se si mund të zgjidhni Dua Lipa, dhe shumë të tjerë?

Ana ende nuk iu është përgjigjur komenteve të përmendura, dhe mbetet të shihet nëse do ta bëjë ajo këtë gjë në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)