Fifi paralajmëron bashkëpunim me Unikkatilin

  • G.G /
  • 26 October 2021 - 10:05
Fifi paralajmëron bashkëpunim me Unikkatilin

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi, prej se ka hyrë në Big Brother VIP ka bërë deklarata nga më të ndryshmet.

Një të tillë e bëri edhe së fundmi teksa ka treguar se do të bëjë një bashkëpunim me yllin e hip-hopit, Unikkatilin.

Artistja, e cila po bën bujë të madhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në një bisedë me Granitin tregoi se do të bëjë një këngë me Viktor Palokajn (emri i vërtetë).

Megjithatë nuk ka dhënë më shumë detaje se kur do të ndodhë dueti i tyre dhe se për çfarë lloj projekti është fjala.

Sido që të jetë, të dy artistët shquhen për vokalin e veçantë dhe për këngët e suksesshme që kanë sjell deri më tani.

Fifi nga ana tjetër këto ditë është komentuar mjaft shumë për raportin me ish-futbollistin, Granit Cana, pasi ky i fundit tha që e shikon vetëm si motër.

Marrëdhënia e dyshes po vazhdon të jetë në fokus, por që akoma nuk kanë qartësuar gjërat me njëri-tjetrin.

Banorët theksojmë që do të qëndrojnë deri në janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

(Kosova Sot Online)