Kida publikon baladën e re “Ike”

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 09:44
Kida publikon baladën e re “Ike”

Këngëtarja Kida ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor, “Ike”.

Kënga është e zhanrit baladë dhe për muzikën e saj është kujdesur producenti Çelik Lipa.

Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur rap-artisti i ri i skenës, Bardhi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen me një atmosferë të bukur vjeshtore.

Ana vizuale i është besuar produksionit Sekuencë.

Kida vazhdon të jetë mjaft aktive dhe shumë e pëlqyer për stilin e saj të të kënduarit, ndërsa nuk mungon në prurjen e projekteve të shpeshta muzikore. 

(Kosova Sot Online)