Sa këngë do t'i ketë albumi i ri i Adeles!

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 15:13
Sa këngë do t'i ketë albumi i ri i Adeles!

I pari pas 6 vitesh, publikohet më 19 Nëntor

Adele rikthehet sërish në qendër të vëmendjes së mediave pas disa viteve tërheqjeje nga jeta aktive publike. Në faqen e saj zyrtare në internet, ajo ka paraqitur 12 këngët e albumit të saj të ri që do të publikohet zyrtarisht më 19 Nëntor.

Ky detaj tregon për të parën herë se albumi i ri i titulluar “Thirty” do të ketë 12 këngë të reja, mes të cilave edhe “Easy on me”, klipi më i fundit i saj i publikuar më 15 Tetor.

Kurioziteti i publikut ishte aq i madh saqë brenda një jave pas publikimit, ajo u dëgjua minimalisht 24 milionë herë. Por albumi i katërt i yllit të muzikës Soul dhe R&B përmban edhe këngë të tjera, të papublikuara deri më tani.

Ky do të jetë albumi i parë pas 6 vitesh të vështira, siç është shprehur ajo. “Thirty” sipas saj përmban këngë të cilat janë një mënyrë për t’i shpjeguar djalit të saj Anxhelos 9-vjeçar, divorcin nga bashkëshorti Sajmon Knecki, pas një martese që zgjati 3 vite. Adell ka parashikuar vitin e ardhshëm edhe një koncert në Londër.

(Kosova Sot Online)