Fifi deklarohet sërish për Granitin

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 12:36
Fifi deklarohet sërish për Granitin

Mbrëmë pasi banorët zhvilluan lojën me pyetje, blogerja, Sarah Berisha ishte lënduar nga përgjigjja e Pajtim Krasniqit (DJ PM), i cili tha se do ishte lidhur për lojë me Sarën, por që mund të vazhdonte dhe jashtë.

Kjo situatë u diskutua më pas nga banorët, për të cilën DJ PM i kërkoi edhe falje Sarës në rast se e ka keqkuptuar përgjigjen dhe në një bisedë me Fifin, ai tregoi se ka një pëlqim Sarën, gjë të cilën e ka shfaqur edhe në klipin prezantues të premten mbrëma.

Fifi i dha një këshill banorit të ri nga Kosova, që të mos përsëritet e njëjta histori si e saj me Granitin dhe të veproj ndryshe.

Ajo ndër tjera, gjatë bisedës tha se veprimet ndaj Granitin kanë qenë vetëm ngacmime, por të tjerët i kanë marrë si xhelozi ndaj tij.

“Unë ngacmoj, e ngacmoja edhe atë, po ma marrin që po e xhelozi, po luaj në kokë për të, unë kam xhelozi në shoqëri më shumë se në lidhje, kështu jam unë, por kjo nuk të ndalon të rrish me të tjerët”, ka thënë Fifi.


(Kosova Sot Online)