E gjithë vëmendja tek Meghan Markle dhe Princi Harry! Rikthehen në tapetin e kuq

  • G.G /
  • 11 November 2021 - 12:07
E gjithë vëmendja tek Meghan Markle dhe Princi Harry! Rikthehen në tapetin e kuq

Meghan Markle dhe Princi Harry janë rikthyer në tapetin e kuq.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u shfaqën në galanë Salute to Freedom 2021 në Nju Jork të mërkurën, duke tërhequr të gjithë sytë mbi ta.

Markle kishte veshur një fustan të kuq mahnitës nga Carolina Herrera, me një dekolte, bisht të gjatë dhe të çarë.

Princi Harry ishte veshur bukur edhe për këtë mbrëmje, me një smoking klasik të zi për ceremoninë speciale.

Harry mbajti një fjalim në gala, ku preku përvojën e tij ushtarake dhe kohën e kaluar në SHBA, që prej kur u zhvendosën në vitin 2020 pasi u tërhoqën nga rolet mbretërore.

(Kosova Sot Online)