E fejuara e Jamal Khashoggi-t letër të hapur Justin Bieber

  • A.P /
  • 22 November 2021 - 21:14
E fejuara e Jamal Khashoggi-t letër të hapur Justin Bieber

E fejuara e gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi i ka bërë thirrje Justin Bieber të anulojë koncertin e tij në Arabinë Saudite muajin e ardhshëm. Këngëtari është ndër yjet që do të performojë në Çmimin e Madh të Formula 1 të mbretërisë në Jeddah më 5 Dhjetor.

Por Hatice Cengiz i shkroi një letër Bieber-it duke i kërkuar atij që të “dërgojë një mesazh të fuqishëm” duke u tërhequr. Khashoggi, një kritik i regjimit saudit, u vra në konsullatën e tij në Stamboll në Tetor 2018. Ai kishte shkuar atje për të marrë dokumentet për martesën e çiftit. Trupi i tij u copëtua ndërsa Cengiz priste jashtë.

“Mos këndoni për vrasësit e Jamal-it tim të dashur”, shkruante Cengiz në letrën e publikuar nga Washington Post. Ajo shprehet se Bieber ka një mundësi për të treguar se “emri dhe talenti i tij nuk do të përdoren për të rivendosur reputacionin e një regjimi që vret kritikët e tij”.

(Kosova Sot Online)