Dikush ia mori gjithë vëmendjen Loredanës në koncertin e fundit

  • G.G /
  • 27 November 2021 - 10:47
Dikush ia mori gjithë vëmendjen Loredanës në koncertin e fundit

Në koncertin e fundit të saj para publikut të huaj dhe shqiptar, Loredana pati si bashkëperformuese në skenë të bijën Hana. Teksa e ëma këndonte, e vogla është futur në skenë dhe e ka emocionuar shumë reperen e njohur me praninë e saj. Me disa foto dhe video, Loredana ka treguar çfarë ka ndodhur dhe gjithë emocioni duket në sekuencat e publikuara. Kaq u desh që komentet për to të vërshojnë. Loredana ka pasur shumë ulje-ngritje në raportin e saj me Mozzik që është edhe babai i vajzës, ndaj të bijën e mban gjithë kohës pas vetes, madje e ka kthyer në qendër të Instagram-it të saj.

Pas këtyre momenteve me siguri edhe publiku do e kërkojë në skenë Hana-n e vogël, pasi dukshëm ka marrë gjithë vëmendjen e mamit mbrëmjen e shkuar.

(Kosova Sot Online)