Fifit dhe Tayna pajtohen

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 09:31
Fifit dhe Tayna pajtohen

Përplasja mes Fifit dhe Taynës vite më parë ishte ndër më të ashprat.

Ajo ndodhi përgjatë periudhës kur rep-artistja vetëm sa kishte filluar të depërtojë furishëm në tregun muzikor shqiptar.

Akuzat ishin aq të rënda sa patën denigruar edhe në nivele të ulëta personale.

Megjithatë, kjo duket të mos ketë qenë pengesë e patejkalueshme për rregullim raportesh.

Artistet janë shfaqur në përkrahje të njëra-tjetrës duke i postuar projektet.

FIfi e ka ndarë intron e albumit të Taynës, “Heroinat”, për 28 nëntor nën përshkrimin “Fuqia e grave” teksa pak minuta pas, të njëjtën ia ka kthyer Tayna duke i publikuar në Instagram demon e këngës “Diell”.

Image
Image

(Kosova Sot Online)