Fejohet Lindsay Lohan

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 15:39
Fejohet Lindsay Lohan

Aktorja dhe këngëtarja, Lindsay Lohan ka njoftuar për fejesën e saj me Bader Shammas.

Këngëtarja njoftimin e ka bërnë në Instragam, përmes një imazhi që postuar.

“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”, ka shkruar Lohan, teksa ka treguar unazën e re të fejesës.

Këngëtarja e “Rumors” dhe Shammas mezi e mbajnë buzëqeshjen dhe lumturinë në fotot që ndan me fansat, për të treguar hapin e rëndësishëm. Unaza e fejesës së Lohan-it shihet në të katër pozat, shkruan People.

Shammas është ndihmës zëvendës – president në “Credit Suisse” në Dubai, ku Lohan është zhvendosur për shtatë vitet e fundit. Ata janë në lidhje për dy vjet, sipas The Independent.

Ai konfirmoi fejesën e tyre duke ri-postuar njoftimin e të fejuarës së tij në Twitter.

Image

(Kosova Sot Online)