Konfirmohet lidhja e këngëtares së famshme

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 16:13
Konfirmohet lidhja e këngëtares së famshme

Këngëtarja e njohur, Jesy Nelson konfirmoi romancën e re me aktorin, Lucien Laviscount, pasi u fotografuan duke u përqafuar në Londër. 30-vjeçarja dukej mjaft e lumtur teksa po bënte një shëtitje nëpër kryeqytetin anglez. Lucien ka luajtur së fundmi me Lily Collins në dramën Emily In Paris.

Jesy, e cila së fundmi ishte e lidhur Harry James, njihet për romancat me yje të tjerë si Chris Hughes, Jordan Banjo dhe djalin e Coleen Nolan, Jake Roche, me të cilin ka qenë dhe e fejuar. Artistja është përfshirë së fundmi në një konflikt me anëtaret e Little Mix.

Këngëtarja 30-vjeçare theksoi se të qenit pjesë e një prej grupeve më të suksesshme të vajzave në Britani ndikoi në shëndetin e saj mendor. Në një intervistë, ajo shpjegoi se si gjërat e vogla e bënin të ndihej ‘e bllokuar’.

Image

(Kosova Sot Online)