Zbulohet ish e fejuara e Donaldit

  • G.G /
  • 02 December 2021 - 09:59
Zbulohet ish e fejuara e Donaldit

Donald Veshaj është kthyer në një ndër personazhet e showbizit më të përfolur. Fillimisht me Bora Zemanin dhe takimin e tyre romantik që emocionuan një publik të tërë, e së fundmi me afrimitetin me Beatrixin dhe skenat intime që nuk po priten fort mirë nga ndjekësit e tij.

Veshaj është përfolur edhe për një fejesë që ka pasur para lidhjes me Bora Zemanin.

Ai ka qenë i fejuar me një vajzë prej katër vitesh dhe janë ndarë, pak kohë para se ai të lidhej me moderatoren e njohur.

Ish e fejuara e Donaldit është Sara, e cila jeton në Milano.

Sara nuk ka fshirë ende gjurmët e Donaldit në profilin e saj në Instagram, madje ajo ruan shumë foto me aktorin, që të tjerët i kanë bërë “tag”.

Edhe në profilin e saj ndodhet një foto me Romeon që duket se kanë gëzuar një raport shumë të mirë.

(Kosova Sot Online)