“Levitating” e Dua Lipës shpallet kënga më e mirë për vitin 2021

  • G.G /
  • 03 dhjetor 2021 - 10:35
“Levitating” e Dua Lipës shpallet kënga më e mirë për vitin 2021

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa vijon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në botën e muzikës.

Kënga e saj “Levitating” shpallet kënga më e mirë e vitit 2021.

Sipas renditjes së Billboard Chart, kënga “Levitating” përfshihet në kategorinë e “Hot100 Songs” për gjithë artistët, me ç’rast ajo rrëmbeu vendin e parë.

Vetë këngëtarja Dua Lipa ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram vlerësimin nga Billboard Chart duke falenderuar dhe fansat e saj për mbështetjen.

“Levitating” është numri #1
Billboard Hot 100 kënga e vitit 2021!!! Faleminderit,
faleminderit! Duke e ndarë këtë moment me njerëzit që l
dua shumë @the_koz @sarahhudsonxx @icoffeeir
Do të thotë bota për mua“, ka shkruar Dua e entuziazmuar. 

(Kosova Sot Online)