Ky është komenti i Atdheut për ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix

  • G.G /
  • 06 December 2021 - 13:33
Ky është komenti i Atdheut për ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix

Ish konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdhe Xheravina ka qenë i ftuar në ‘Fan Club’, ku ka folur për ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix!

Atdheu habiti me deklaratën e tij teksa tha se Donaldi është ende i dashuruar me Borën dhe nëse do të dalë sa më shpejt jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’, do të ketë një rikthim me moderatorën Bora Zemani.

Përsa i përket Beatrixës, Atdheu thotë se është një viktimë në të gjithë këtë histori dashurie!

“Donaldi është i pavendosur, kjo që ka krijuar brenda mendoj se nuk është e vërtetë por për syrin e publikut. Të isha unë si Donaldi e kisha lënë shtëpinë, e kisha lënë edhe çmimin prej 100 mijë euro. Duket ku anon Donaldi dhe duket kë do. Edhe s’ka lekë që paguan dashurinë, se Big Brother do përfundojë. Është ende i dashuruar me Borën, të heqë dorë nga 100 mijë euro se s’ja vlen as lekët as spektakli, të humbi një person jashtë. Është keq kur gjen ngushëllim tek dikush tjetër sepse lëndon personin tjetër, në këtë rast Beatrix është viktima. Donaldi pas i të dalë jashtë duhet me e çu në Kish të Laçit të shkretin! Prandaj thash unë që duhet të dalë jashtë, sa është më herët. Po do ketë një rikthim nëse do të dalë jashtë shtëpisë dhe të lërë të gjitha për Borën”, u shpreh Atdheu.

Por a do të mundet moderatorja Bora Zemani të lërë gjithçka pas krahëve dhe të kthehet sërish me Donaldin? Anaidi thotë se: “Bora është një femër shumë e fortë, nuk rrezikon më shumë se një herë për një gjë që nuk i del siç e shikon. Ajo e bëri lëvizjen e vet, ajo pranoi një gjest shumë të vështirë para të gjithë shqiptarëve. Tani një Borë që tenton prapë se besoj shumë!”. 

(Kosova Sot Online)