Leonora Jakupi paralajmëron publikimin e mini albumit

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 22:25
Leonora Jakupi paralajmëron publikimin e mini albumit

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi përmes llogarisë së saj sociale në Instagram, ka paralajmëruar se këtë të premte do ta publikoj mini albumin i cili do t'i përmbajë pesë këngë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


"Më të dashurit e mij sonte po ju prezantoj me nje mini Album i cili do të jetë në dispozicionin tuaj ditën e premte datë 10 dhjetor", ka shkruar ndër të tjera Jakupi.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:


Me te dashurit e mij sonte po ju prezantoj me nje mini Album i cili do te jete ne dispozicionin tuaj diten e premte date 10 dhjetor! Keto 5 kenge jane ne fakt 5 gure te cmuar per mua personalisht sepse i kam punuar me miqt e mi por jo vetem, me ata te cilet kam vendosur gurin e pare ne karrieren time muzikore, Armendi dhe Aida kane qene ata me te cilet kam punuar Albumin tim te pare, jam rritur me muziken e tyre, jam perlotur me tekstet e tyre dhe kam kenaqesine te jap e te percjell edhe une tek publiku nje pjese te shpirtit tim dhe te shpirtit te tyre.
Me kane kthyer pas ne kohe ne cdo varg e ne cdo note nga momenti se kush isha kur e nisa karrieren muzikore, ne vitin 96 kur cdo gje ishte me e veshtire, shume trishtim e dhimbje te shpirtit e kane sheruar ata permes muzikes.

Miqt e mire jane ata qe ne te vertete te shoqerojne ne cdo etape te jetes dhe mbi te ghitha i rezistojne kohes sic e kane bere ata me mua.
Armend dhe Aida, ju kam te shpirtit ne cdo hap te karrieres time si koleg e miq, prandaj ju falenderoj nga zemra❤️


(Kosova Sot Online)