Brad Pitt i futet muzikës

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 14:35
Brad Pitt i futet muzikës

Pas një karriere të suksesshme si aktor dhe producent, Brad Pitt po hyn në industrinë e muzikës. Aktori me famë ndërkombëtare ka vendosur të rihapë Miraval Studios pas dy dekadash. Për ridizajnimin, ylli i “Fight Club” ka bashkëpunuar me producentin muzikor, Damien Quintard.

Studioja, e cila u ndërtua në vitin 1977 nga pronari i atëhershëm i Château Miraval, Jacques Loussier, qëndroi jashtë funksionit për dy dekada derisa Pitt dhe Quintard vendosën të rinovojnë hapësirën për muzikantët për të realizuar projekte të reja.

Studioja u bë e njohur për herë të parë në vitin 1979 kur Pink Floyd udhëtoi në jug të Francës për të regjistruar albumin ikonik The Wall. Grupe të tjera që kanë regjistruar atje përfshijnë AC/DC, Wham!, Judas Priest, The Cranberries, The Cure, Steve Winwood.

(Kosova Sot Online)