Fero kërkon t’ia mbledhin 235 mijë euro

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 18:01
Fero kërkon t’ia mbledhin 235 mijë euro

Fero është reperi që është përfolur shumë nëpër media për çështje të ndryshme.

Ai ka marrë vëmendje me rrahjet e tij të shpeshta, për lidhjen me Arbenitën, mandej edhe për lindjen e vajzës.

Por ajo e cila ka çuditur është veprimi i tij i fundit. Ai ka kërkuar nga fansat që përmes një llogarie në platformën ‘GoFoundMe’, t’ia mbledhin plot 200 mijë paund.

Ai madje ka treguar edhe se si të veprojnë fansat e tij, që ai të nxjerrë në treg albumin e tij.

Për vetëm 22 orë ai ka arritur të mbledh vetëm 715 paund, e në mesin e donatorëve ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, e cila ka kontribuar me 10 paund.

Fero ia arrinë gjithmonë të merr vëmendje me gjërat që ai bën.

Image

(Kosova Sot Online)