U tha se u mërzit me Ben për deklaratat e tij ndaj bashkëshortes, Jennifer i sqaron të gjithë

  • A.P /
  • 19 December 2021 - 13:53
U tha se u mërzit me Ben për deklaratat e tij ndaj bashkëshortes, Jennifer i sqaron të gjithë

Jennifer Lopez e mbështet Ben Affleck.

Pavarësisht raporteve të mediave se Lopez u ofendua nga komentet e Affleck në lidhje me ish-gruan e tij, Jennifer Garner, gjatë një interviste të fundit me Howard Stern, këngëtarja  thotë se thashethemet janë krejtësisht të pabaza.

“Kjo histori thjesht nuk është e vërtetë,” i tha Lopez ekskluzivisht “PEOPLE”. “Nuk është ashtu siç ndihem.”

Ajo shton për Affleck-un, me të cilin ringjalli një marrëdhënie romantike në fillim të këtij viti,
“Nuk mund të kisha më shumë respekt për Benin si baba, prind dhe person”.

Një burim i afërt me çiftin thotë se dyshja janë  “në një moment shumë të mirë së bashku dhe vërtet të lumtur”.

Ylli 49-vjeçar i “Last Duel” ka marrë reagime të forta për pretendimin se ai ishte shtyrë për të pirë pasi ndihej i bllokuar në martesën e tij me Jennifer Garner, madje edhe J Lo mendohej se ishte e mërzitur për komentet e tij.

“Mendoja se nuk mund të largohesha për shkak të fëmijëve të mi, por nuk isha i lumtur dhe pyesja veten çfarë të bëja. Dhe ajo që bëra ishte të pija një shishe alkool dhe rashë të flija në divan, gjë që doli të mos ishte zgjidhja”, tha aktori.

(Kosova Sot Online)