Kur po martohet Leonora Jakupi

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 20:00
Kur po martohet Leonora Jakupi

Leonora Jakupi ka ngre dyshime se gjatë vitit 2022 do ti jep fund beqarisë.

Ndonëse përherë ka qenë e rezervuar në këtë aspekt Leonora Jakupi siç duket e ka ndërmend të martohet.

Ajo ka befasuar të gjithë me postimin e fundit teksa ka shprëndarë një koleksion të vellove nga stilisti i famshëm kosovar.

Image

Ishte mbishkrimi i Leonorës ai i cili la të kuptohet se Leonora ka plane të afërta për martesë.

“Nuk po e di cilin me zgjedh”, kanë qenë fjalët e Leonorës me të cilat ngriti dyshimet.

Kujtojmë se Leonora prej vitesh po shijon lidhjen e saj romantike me të dashurin ‘misterioz’ të cilin nuk e ka zbuluar në mediat rozë.

Ndryshe ajo ka qenë aktive edhe me projektet muzikore të cilat i ka përgatit për festat e fundvitit

Po ashtu Leonora po shijon edhe albumin e saj të përbërë prej 5 projekteve: “Amël”, “Dashnia jeme”, “A kaloi”, “Hajde nxima” dhe “Centin e fundit”.

(Kosova Sot Online)