Dua Lipa: Lajmi më i mirë për të nisur ditën

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 14:34
 Dua Lipa: Lajmi më i mirë për të nisur ditën

Akademia e Shkencave dhe Arteve publikoi të martën listën e ngushtë të nominimeve për Oscar, pjesë e të cilit ishte dhe filmi shqiptar “Zgjoi”. Filmi me regji të Blerta Bashollit futi për herë të parë Kosovën në listën e ngushtë për çmimin “Filmi më i mirë ndërkombëtar”

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Dua Lipa, e cila shprehet se ishte lajmi më i mirë për të nisur ditën. “Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi Lipa në InstaStory. Dua ishte e pranishme në premierën e “Zgjoi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar nga afër regjisoren Blerta Basholli, aktoren Yllka Gashi.

Dhe Vjosa Osmani reagoi duke thënë: “Sukses i jashtëzakonshëm! “Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave.”

Image

(Kosova Sot Online)