Iu zhdukën fotot e shtatzënisë nga Instagrami, Genta Ismajli tregon arsyen

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 14:43
Iu zhdukën fotot e shtatzënisë nga Instagrami, Genta Ismajli tregon arsyen

Para pak orësh, në llogarinë e këngëtares Genta Ismajli në Instagram, janë fshirë të gjitha fotografitë e saj të shtatzënisë.

Pas kësaj, ka reaguar vetë këngëtarja, e cila ka shpjeguar pse ka ndodhur fshirja e fotografive.

Ajo ka shkruar në Instagram se i është keqpërdorur llogaria e Instagramit nga dikush.

“Pas një problemi me instagram, ku më sakt instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet, unë ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe. Faleminderit miqve të mi që më në fund ma kthyen instagramin. Me dashuri, Genta”, ka shkruar ajo në Instastory.

Image

(Kosova Sot Online)