Keith e befason me dhuratë Adriana Matoshin

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 16:50
Keith e befason me dhuratë Adriana Matoshin

Aktorja kosovare pak nga pak po e merr veten pas operacionit në tru.

Adriana Matoshi e kaloi këtë sfidë me përkushtimin e madhe edhe të familjarëve të saj gjithashtu edhe të gjithë ata që e duan.

Partneri i saj, Keith ka qenë ndër ata i cili qëndroi me të në momentet e saj të vështira.

Tutje pas operimit, ai e ka befasuar me një dhuratë teksa Adriana e ka falënderuar duke shkruar: ” Faleminderit i dashur për befasinë e ëmbël”.

Theksojmë se, deputetja e Kuvendit të Kosovës duket më mirë dhe pothuajse është shëruar krejtësisht.

Kujtojmë se, Adriana Matoshi u operua për herë të dytë pas rikthimit të tumoreve në tru.

Image

(Kosova Sot Online)