Meghan dhe Harry publikojnë kartolinën e Krishtlindjes

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 18:49
Meghan dhe Harry publikojnë kartolinën e Krishtlindjes

Meghan Markle dhe Princi Harry ndanë me të gjithë foton e parë të vajzës së tyre, Lilibet “Lili” Diana, si pjesë e kartolinës së Krishtlindjes 2021. Kjo është fotoja e parë e Lilit e bërë publike dhe vjen gjashtë muaj pas lindjes së saj.

Në foto, Meghan shihet duke mbajtur Lilin në ajër, ndërsa Harry mban djalin e tyre 2-vjeçar, Archie Harrison, në prehër.

Fotografia familjare është realizuar gjatë verës nga fotografi Alexi Lubomirski.

Image

“Këtë vit, 2021, ne mirëpritëm vajzën tonë, Lilibet, në këtë botë”, është mbishkrimi i kartolinës. “Archie na bëri “mama” dhe “baba”, dhe Lili na bëri një familje.”

Çifti njoftoi gjithashtu se Fondacioni i tyre Archewell do të bëjë donacione këtë sezon festash për organizata të ndryshme që “nderojnë dhe mbrojnë familjet”.

Meghan dhe Harry mirëpritën vajzën e tyre më 4 qershor në spitalin Santa Barbara Cottage në Kaliforni.

Lilibet është emëruar për nder të gjyshes së Harryt, Mbretëreshës Elizabeth II dhe nënës së tij të ndjerë, Princeshës Diana. Lilibet është pseudonimi i familjes për Mbretëreshën.

(Kosova Sot Online)