Beatrix e fajëson produksionin e “Big Brother”

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 17:02
Beatrix e fajëson produksionin e “Big Brother”

Ajo doli në takim romantik me Kledin të mundësuar nga “Vëllai i Madh”.

Ndërkohë, dje janë diskutuar disa nga ngjarjet e bujshme brenda shtëpisë.

Prej të gjithave u diskutua edhe dalja e Beatrix në takim romantik me Kledin në shtëpinë e Big Brother edhe pse këngëtarja hezitonte të dal, megjithatë e kishte pranuar takimin.

Pas daljes në takim, Beatrix dhe Kledi nuk e vazhduan më tutje njohjen, ndërkohë Iliri  pyeti Beatrix se pse ka dal në takim me Kledin kur nuk ka dashur.

“Nuk e dija që mundesha”, tha Beatrix duke e ditur faktin se produksioni i Big Brother e kishte organizuar takimin e tyre dhe nuk ka ditur se a i lejohej kjo gjë.

Ndryshe, Trixa po e vazhdon raportin e  afërt me Donaldin dhe ajo se çka ka ndodhur me Kledin mbet në të kaluarën.

(Kosova Sot Online)