Big Mama largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 22:56
Big Mama largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Antonelës dhe Big Mamës, ku eskaluan aq shumë saqë Big Mama ka vendosur të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip .

Ajo gjë që e nevrikosi aq shumë Big Mamën ishte se Antonela i tha se e shau në gjuhën serbe.

Moderatorja i tha Big Mamës që nëse ajo është e vendosur të dalë nga shtëpia, atëherë ky vendim do të respektohet nga Vëllai i Madh.

Dalja e Big Mamës i ka befasuar banorët, ndërsa nga e gjithë kjo që ndodhi, Antonela ka filluar të qajë.


(Kosova Sot Online)