Keith - Adrianës: Gjithçka dua për Krishtlindje je ti!

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 18:12
Keith - Adrianës: Gjithçka dua për Krishtlindje je ti!

Keith nuk ka hezituar as sot ta shprehë dashurinë e madhe ndaj Adrianës.

Deputetja Adriana Matoshi ka dy vite që po shijon romancën e saj të dashurisë me futbollistin Keith Owen Groeneveld.

Teksa në gjithë botën besimtarët e fesë së krishterë festojnë e urojnë Krishtlindjet edhe Keith ka vepruar ngjashëm.

Me një foto teksa mban në prehrin e tij Adrianën ai bën dedikimin romantik edhe për festë.

“Gjjithçka dua je ti”, shkroi ai sipër imazhit të këndshëm.

Kujtojmë se ditë më parë Adriana është operuar për të hequr tumorin në trurin e saj që i është përsëritur pas 9 vitesh.

Image

(Kosova Sot Online)