Stresi përmend Bora Zemanin në këngën e tij të re!

  • G.G /
  • 27 December 2021 - 10:29
Stresi përmend Bora Zemanin në këngën e tij të re!

Teksa trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix po komentohej kudo, qëndrimi i Stresit mori goxha vëmendje në rrjet. Ai tha se Bora është ‘mbretëreshë’ dhe habiti që nuk mbështeti Donaldin me të cilin ruan edhe miqësi të mirë. Madje ai e suportoi atë në nisje të “Big Brother VIP” në rrjetet sociale.

Reperi i njohur, Stresi ka publikuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Bala me titull “Shoqnia”, Një nga gjërat që ka tërhequr më shumë vëmendje është teksi i këngës, ku një varg i dedikohet moderatores më të përfolur së fundmi, Bora Zemani.

Bazuar në vargun e këngës së tij, duket se reperi e ka mbështetur moderatoren në lidhje me situatën e ndodhur në trekëndshin e famshëm Beatrix-Donald-Bora.

“Edhe krejt le ta dinë opinionin tim, Tiranë – Prishtinë, Bora Zemani është Queen”, -dëgjohet teksa këndon ai.

Stresi e ka komentuar edhe më përpara situatën e Bora Zemanit dhe lidhjen e saj mes aktorit Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Ai e ka shprehur hapur opinionin e tij se mban anën e Borës në këtë situatë, dhe ka vendosur që këtë fakt ta dijnë të gjithë.

“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”-, ka thënë ai.

Ende nuk ka një reagim nga Bora Zemani.

(Kosova Sot Online)