Mozzik paralajmëron këngën e re

  • G.G /
  • 30 December 2021 - 17:05
Mozzik paralajmëron këngën e re

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka paralajmëruar projektin e radhës nga albumi i ri “Lamboziki”.

Njoftimin e bëri në një video të shpërndarë në rrjete sociale duke treguar se është një bashkëpunim.

Megjithatë, ai nuk ka zbuluar se me kë ka bashkuar forcat për këngën e re që besohet se do të lansohet së shpejti.

“Kënga e radhës e albumit është në bashkëpunim me..? Gjejeni”, ka shkruar ai duke bërë kureshtarë fansat.

Shumë prej ndjekësve aluduan se është një duet me artisten Elvana Gjata apo reperen Tayna.

Sidoqoftë, presim të shohim në vazhdim se për kë saktësisht është fjala, një artist apo artiste.

Gramos Aliu (emri i vërtetë) sivjet korri suksese të mëdha me albumin “No Rich Parents” e po ashtu edhe me mbrëmje të ndryshme. 

(Kosova Sot Online)