Cila është kënga shqiptare më e dëgjuar e dekadës?

  • G.G /
  • 31 December 2021 - 07:44
Cila është kënga shqiptare më e dëgjuar e dekadës?

“Billboard.alb” ka publikuar në llogarinë e tyre 10 këngët më të dëgjuara të kësaj dekade.
Mes emrave dhe projekteve të ndryshme muzikore të Kidës, Ermal Fejzullahut, Era Istrefit, Dhurata Dorës, Encës, Noizyt, Getoar Selimit e Mozzik, ka qenë edhe emri i këngëtares Xhensila Myrtezaj në bashkëpunimin e saj me Adrian Bujupin me “Çika çika”.
Kënga është klasifikuar në vendin e katërt dhe këtë përzgjedhje, Xhensila ka vendosur ta ndajë edhe në Instagramin e saj duke mos e fshehur gëzimin. Emrat e tjerë të cilët ndajnë po të njëjtin sukses si Xhensila nuk e kanë treguar publikisht entuziasmin e kësaj renditjeje.
Xhensila ka sjellë disa bashkëpunime me Adrianin, mes tyre edhe “Panorama”, megjithatë “Çika çika” mbetet kënga më e klikuar me 121 milionë shikime në youtube.
Pjesë e klasifikimit dhe që mban vendin e parë mbetet Era Istrefi me “Bon bon”, projekt me të cilin dhe u njoh ndërkombëtarisht.
Më poshtë ju sjellim në radhë kronologjike renditjen e 10 këngëve që janë pjesë e kësaj liste:

(Kosova Sot Online)