Einxhel e penduar pas puthjes me Dagz: Bëhem e dashur kur pi

  • G.G /
  • 03 January 2022 - 11:08
Einxhel e penduar pas puthjes me Dagz: Bëhem e dashur kur pi

Einxhel dhe Dagz shkëmbyen dje puthjen e tyre të parë dhe pas atij momenti të gjithë menduan se lidhja po zyrtarizohej. Por moderatorja u shpreh ndryshe në një bisedë me Beniadën.

“Isha tapë, shumë e lodhur dhe e mërzitur. Nuk duhej të ndodhte, kishim rënë dakord që s’do e bënim kurrë. Nuk duhej fare të ndodhte. Bëhem shumë e dashur kur pi alkool dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, tha ndër të tjera moderatorja.

Beniada u përpoq ta qetësonte duke e këshilluar të shijojë momentin.

“Shijoje momentin si të vijë. Nuk ka asgjë të puthësh një djalë për të cilin ke pëlqim. Çfarë të terrorizon kaq shumë? Do të të shikojnë njerëzit dhe pas disa ditësh kjo gjë do harrohet. Merre me sportivitet”, i tha ajo.

Dagz nga ana tjetër nuk ka bërë një koment për këtë çështje, por gjërat me siguri do fliten gjatë live-it të radhës.

(Kosova Sot Online)