Cili është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit?

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 16:24
Cili është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit?

Aktorja Arjola Demiri, tashmë pjesë e “Big Brother VIP” ka folur shpesh për jetën e saj private dhe për sakrificat e saj.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte se aktorja foli për tradhtinë nga ish-partneri i saj.

Ndër të tjera ajo tha se e kishte falur këtë veprim për 6 vite, por theksoi se gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.

“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhëton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë.I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai.”,- tha ajo.

Po cili është ish-burri i saj?

Burime për Albeu.com ka mësuar se ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Ai është personazh i njohur për mediat dhe botën e krimit. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor të 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.

Gjithashtu, këto burime bëjnë me dije se Ajax Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.

Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pasi ajo nuk ka patur një celebrim me ligj me të.

(Kosova Sot Online)