Një tjetër bebe në familjen e Almeda Abazit!

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 11:25
Një tjetër bebe në familjen e Almeda Abazit!

Motra e Almeda Abazit, Ilda Sipahi është në pritje të fëmijës së saj të parë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj te “Instagram”. Ajo ka postuar një foto përballë me një pasqyrë, teksa duket barku i saj i rrumbullakosur, te cilin ajo e prek me delikatesë.

Ilda nuk ka nguruar të na njoftojë në lidhje me gjininë e bebushit. Me anë të një “slide” tjetër në foton e publikuar shkruhet “Është një vajzë” bashkë me foton e një qenushi, mbi të cilin është vendosur shprehja “Është zyrtare! Do të këm një motër”, duke na bërë me dije kështu se foshnja që do të vijë në jetë do të jetë një vajzë.

Ajo ka vendosur mbishkrimin “Mirënjohëse” në foton e saj, teksa nuk kanë munguar komentet pozitive të shumta që i urojnë një shtatzëni të mbarë.

 

Ndërkohë, rikujtojmë se Ilda Sipahi u martua në verën e vitit që lamë pas më anë të në një ceremonie madhështore e cila spikati shumë për organizimin e veçantë, luksin dhe çdo detaj tjetër të përfshirë.

Ajo është një personazh shumë i dashur për publikun, për shkak të blog-ut të saj dhe vlogjeve të herë pas hershme që ajo poston.

Image

(Kosova Sot Online)