Rozana Radi mbështet Ronela Hajatin

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 15:12
Rozana Radi mbështet Ronela Hajatin

Ronela Hajati triumfoi në Festivalin e Këngës me projektin muzikor “Sekret”. Përveç vokalit, Ronela dhuroi dhe një performancë të shkëlqyer. Krahas kritikave, shumë e kanë përkrahur këngëtaren në këtë sfidë të re. Një ndër ta është dhe Rozana Radi, e cila gjatë një bisede me ndjekësit e saj, ka shprehur mbështetjen për të.

E pyetur nëse i pëlqen kënga që do të na përfaqësojë në Eurovision, Radi ka publikuar një fotografi me Ronelën krahas së cilës ka shkruar: “Ka tjetër ndjesi kur e dëgjon live. Më rrëmbeu menjëherë. Ka atmosferë, festë dhe një interpretim vokal shumë korrekt. Ronela Hajati shpërthe në Eurovision.”

Image


(Kosova Sot Online)