Unaza e Megan Fox nuk është aq ‘e bukur’ sa duket

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 18:56
Unaza e Megan Fox nuk është aq ‘e bukur’ sa duket

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly dhanë një intervistë për Vogue pas fejesës së tyre. Mes shumë rrëfimeve, çifti zbuloi një detaj shumë interesant në lidhje me unazën e fejesës me të cilën reperi i propozoi aktores ku janë të vendosur të dy gurët e tyre të lindjes.

Duke i treguar Vogue për unazën, MGK tha:

“Është një smerald kolumbian i pastër. Ai është gdhendur në pikën e lotit, direkt nga miniera. Dhe diamanti ishte direkt nga Stephen. Koncepti është që unaza mund të shkëputet për të bërë dy unaza. Kur janë së bashku, mbahet në vend nga një magnet. Pra, e shihni se si qëndron së bashku? Dhe pastaj ajo formon një zemër të errët. Dhe ju e shihni këtë pikërisht këtu? Rrathët në të vërtetë janë gjemba. Pra, nëse ajo përpiqet ta heqë, dhemb…”

E çuditshme, por e vërtetë! Reperi e konfirmoi sërish se unaza dhemb nëse hiqet.

“Dashuria është dhimbje!” vijoi ai.

Me pak fjalë, Machine Gun Kelly qenka siguruar që Megan të mos e heqë nga gishti kurrë!

Image


(Kosova Sot Online)