Anxhelina Hadërgjonaj: Pse Beatrixa në nominim?

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 21:03
Anxhelina Hadërgjonaj: Pse Beatrixa në nominim?

Sonte do të eliminohet njëri nga tre banorët.

Einxhel, Donald dhe Beatrixa janë tre nga emrat të cilët Arbri vendosi t’i çojë në nominim pasi hapi kutinë e Pandorës.

Kjo është gara më e fortë gjatë javëve të fundit duke pasë parasysh se Donald dhe Trixa janë çift.

Duke qenë se pas një kohe të gjatë nuk ishte në nominim, kësaj radhe Trixa po e ndjen veten mjaft të rrezikuar për eliminim nga shtëpia.

Tutje lidhur me këtë ka reaguar edhe Anxhelina Hadërgjonaj apo ndryshe vajza e tezes së Trixës.

“Disa njerëz nuk do t’ju pëlqejnë kurrë sepse shpirti juaj i irriton demonët e tyre”, ka shkruar ajo teksa ka postuar edhe një foto të Beatrixës.

Se cili nga banorët do lërë shtëpinë duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 mijë eurove na ndajnë edhe pak orë për ta kuptuar.

Image

(Kosova Sot Online)