Dramat në jetën e Monika Lubonjës para hyrjes në 'BBV'

  • A.P /
  • 23 janar 2022 - 10:27
Dramat në jetën e Monika Lubonjës para hyrjes në 'BBV'

Monika Lubonja ishte lojtarja që hyri si “zonja e shtëpisë”, e cila e ka mendjen kryesisht te higjiena, por që me kalimin e javëve rezultoi se është një stratege e vërtetë në “”.

Aktorja që në prill do të festojë 54-vjetorin, është një ndër pretendentët që synojnë finalen e BBV, mes emrave të tjerë të përfolur që janë: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Arjola Demiri, Beniada Nishani, si edhe Einxhel Shkira.

Sa i përket situatës së saj aktuale, këtë javë, një lojë e papritur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka çuar menjëherë në nominim Monikën.

Banorët zgjodhën një listë emrash në kategorinë e surprizës, pa e ditur se një prej tyre do të shkonte në nominim.

Kështu banorit inteligjent, Einxhelit, i është dashur të zgjedhë mes Arjolës, Monikës dhe Beniadës se kë do të çojë në nominim dhe ajo ka zgjedhur Monikën, duke e vënë në nominim për javën e ardhshme.

Monika me profesion aktore e teatrit, në film ka interpretuar disa role duke filluar nga viti 1992 dhe role jo pak të guximshëm për kohën siç ishte ai tek “Përdhunuesit”.

Nëna e një vajzë të vetme nga martesa që përfundoi me divorc, Monika, duke e konsideruar veten një “rebele e pandreqshme”, vendosi të bëhet pjesë e “Big Brother VIP” pa bekimin e nënës dhe vajzës së saj, Teas.

Brenda shtëpisë ajo foli për herë të parë për jetën private me Kledi Hysën, të cilit i tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga divorci, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë. Ajo shtoi se ato që ka kaluar në jetë, e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet e saj.

“Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur… Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë. Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”,  rrëfeu Lubonja.

Image

(Kosova Sot Online)