![Ilnisa dhe Meriton shfaqen në momente romantike, marrin vëmendjen me pozat e tyre](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/28/200x200_ilnisa-meriton-770x433-11719562366.jpeg)
Einxhel Shkira i nënshtrohet operacionit
![Einxhel Shkira i nënshtrohet operacionit](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/11/auto_LAJMI_I_FUNDIT1639209986.jpg)
Einxhel Shkira ka pësuar një incident të rëndë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ajo ka thyer krahun teksa ka qenë duke luajtur gjatë një loje të improvizuar në shtëpinë më të madhe në Shqipëri.
Për pasojë, ajo u nis menjëherë drejt spitalit ku edhe po merr një trajtim më të specializuar.
Iconstyle.al bën me dije se prezantuesja është futur në sallën e operacionit pas thyerjes së krahut, pasi gjendja e saj është serioze.
Nga ana tjetër, banorët nuk e morën seriozisht dëmtimin e Einxhelit, madje ata nisën të qeshnin.
Arjola, Iliri dhe Monika vijuan të qeshnin edhe pasi Einxhel u dërgua drejt e në spital.
Ndërsa Donaldi dhe Beniada ishin mjaft të habitur lidhur me incidentin e rëndë të Einxhel.
Ata nuk po e besonin se çfarë po i ndodhte Einxhelit.
Kujtojmë që Einxhel Shkira krijoi një lidhje me DJ DAGZ brenda shtëpisë së BBV, ku edhe u komentua gjatë nga banorët por jo vetëm. Tashmë Einxhel vazhdon lojën e vetme pasi DAGZ u eliminua nga shtëpia vetëm pak javë më parë.
Moderatorja krijoi menjëherë armiqësi me Donaldin, pasi e akuzon atë për largimin e DAGZ nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
(Kosova Sot Online)