J.Lo i lë të gjithë pa fjalë

  • A.P /
  • 02 February 2022 - 19:41
J.Lo i lë të gjithë pa fjalë

Jënnifer Lopez di si të tërheqë vëmendjen.

Këtë e dëshmojnë fotografitë e reja që ka postuar në rrjete sociale.

Këngëtarja dhe aktorja ka postuar disa imazhe nga prapaskenat e filmit të ri me titull “Marry Me”.

E veshur me një fund poshtë ijeve me disa lidhëse, trupi i saj dukej më perfekt se kurrë.

 

Komedia romantike “Marry Me” është planifikuar të dalë më 11 shkurt, pikërisht në kohën e Shën Valentinit.

J.Lo luan rolin e një këngëtare me famë botërore që ka të bëjë me një jetë dashurie publike, e cila pasqyron realitetin e saj.

 

Në këtë film, ajo luan krah yllit tjetër të famshëm, Maluma.

Image


(Kosova Sot Online)