Rikthehet Bora Zemani

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 20:51
Rikthehet Bora Zemani

Moderatorja Bora Zemani u shkëput për disa ditë nga ekrani, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

“Përputhen” u drejtua nga Elona Duro për disa ditë, por sot Bora është rikthyer.

Moderatorja ka kaluar Covidin dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më në fund u riktheva dhe unë në “Përputhen” pas disa ditëve të vështira duke qenë se nuk kam qenë mirë nga gjendja shëndetësore, ashtu si shumë të tjerë sepse kemi dëgjuar shumë njerëz që janë sëmurë këtë periudhë. As ne që punojmë në ekran nuk jemi imun ndaj këtyre virozave”, tha Bora duke u shprehur se e kishte marrë malli për emisionin ndërsa Arjani i tha se duket si ‘kokrra e mollës’.

(Kosova Sot Online)