Nga bizhuteritë me shifra marramendëse te makinat e shtrenjta, jeta luksoze e Georgina Rodirguez

  • G.G /
  • 07 February 2022 - 11:28
Nga bizhuteritë me shifra marramendëse te makinat e shtrenjta, jeta luksoze e Georgina Rodirguez

Ka mbi 30 milionë ndjekës në Instagram dhe një të dashur që ka rreth 600 milionë euro pasi, të grumbulluara duke qenë një nga futbollistët më të mirë të historisë. Por, kaq nuk është mjaftueshëm për Georgina Rodriguez.

“Shumë njerëz e dinë se kush jam, por pak më njohin”, thotë në mënyrë enigmatike partnerja e Cristiano Ronaldos, në një dokumentar në Netflix mbi jetën e saj.

Në 6 seritë e tij, do të mund të shikoni jahte, avionë privatë, supermakina sportive dhe bizhuteri të shumta.

Dikur shkonte në punë me autobus, përpara se të binte në sy të CR7. Sot, ajo lëviz me Bugatti, thotë se dashuron “diamantët e mëdhenj” dhe premton se kurrë më në jetën e saj nuk do të udhëtojë me avionë të zakonshëm, pasi është mësuar me avionin privat prej 45 milionë eurosh të futbollistit portugez.

Serial i saj u lançua në Netflix më 27 janar dhe që tani ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën.

Gjatë serive, Georgina tregon jetën e saj të përditshme, takimet e punës apo mënyrën si argëtohet me partnerin, shoqërinë e fëmijët.

27 vjeçarja, e cila është tashmë prej pesë vitesh partnerja e Ronaldo-s, ka treguar se është një mama e përkushtuar e cila qetësinë e saj e gjen vetëm në familje.

Pjesa më e madhe e ditës së saj kalon me fëmijët, Cristiano Junior dhe tre vogëlushët Alana, Eva dhe Mateo.

Shumë shpejt, ata do të bëhen gjithashtu prindër të binjakëve dhe familja e tyre do të rritet sërish, pasi Georgina është në pritje të ëmbël.

(Kosova Sot Online)